Lëvizte i armatosur me pushkë dhe 140 fishekë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur me pushkë dhe 140 fishekë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur me pushkë dhe 140 fishekë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë, pa lejen përkatëse.

Sponsor 3M Express

Arrestimi u krye në rrugën e fshatit “Allgjatë”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”, të finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Sipas njoftimit të Policisë, ndërhyrja u bë pas administrimit të informacioneve operative për një person që lëvizte i armatosur në këtë zonë.

Në pranga përfundoi i mituri, banues në Vaqarr, i cili u kap në flagrancë duke mbajtur armën e zjarrit, të dyshuar si pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekët luftarakë.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore./euronews/

Lexo edhe

A mund të zbulohet dëmtimi i rëndë i trurit me një analizë gjaku? Studiuesit gjejnë një tregues të ri

A mund të zbulohet dëmtimi i rëndë i trurit me një analizë gjaku? Studiuesit gjejnë një tregues të ri

Shpresë e re për zbulimin e hershëm të kancerit të vezoreve – shkencëtarët identifikojnë një sinjal në gjak

Shpresë e re për zbulimin e hershëm të kancerit të vezoreve – shkencëtarët identifikojnë një sinjal në gjak

Mustafa për Osmanin: Është katandisur keq; LDK-ja në luftë të hapur para zgjedhjeve të brendshme

Mustafa për Osmanin: Është katandisur keq; LDK-ja në luftë të hapur para zgjedhjeve të brendshme