Berisha: Të shtunën protesta e radhës kombëtare kundër qeverisë

Berisha: Të shtunën protesta e radhës kombëtare kundër qeverisë

Berisha: Të shtunën protesta e radhës kombëtare kundër qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar se protesta e radhës kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës do të mbahet të shtunën.

Në një konferencë për media të martën, më 3 nëntor, Berisha foli për protestat e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, të cilat i cilësoi si revoltën më të madhe të këtij lloji, duke thënë se ato janë kthyer në shpresë për shqiptarët.

Sponsor 3M Express

Ai u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që t’u bashkohen protestave të së shtunës.

“Revolta e studentëve dhe e gjimnazistëve të Tiranës është kthyer në shpresën e mbarë shqiptarëve. E shtuna është dita që fton çdo shqiptar që të rreshtohet përkrah tyre, përkrah bijve dhe bijave të vendit, përkrah guximtarëve, që po bëjnë atë që duhet ta bëjnë qytetarët”, deklaroi Berisha.

Ai kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës për situatën politike në vend.

“Ftoj demokratët dhe qytetarët që të shtunën të bashkohemi. Shqiptarët e të gjitha bindjeve duhet të bashkohen kundër kësaj të keqe të madhe, që quhet Edi Rama”, tha Berisha.

Më tej, ai përdori edhe gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit, duke e akuzuar për urrejtje ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë

Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Kusari-Lila: Projektligji për Inovacion synon mbështetjen e bizneseve

Kusari-Lila: Projektligji për Inovacion synon mbështetjen e bizneseve

Berisha: Të shtunën protesta e radhës kombëtare kundër qeverisë | Momenti