Dardan Berisha është rikthyer te skuadra e Pejës, duke u bërë pjesë e ekipit pejan për vazhdimin e këtij edicioni.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi të premten mbrëma, përmes një njoftimi.
Kapiteni i Kosovës nuk ka luajtur për asnjë skuadër gjatë këtij edicioni, ndërsa rikthehet te Peja pas eksperiencës së sezonit të kaluar. Berisha ka veshur fanellën e skuadrës pejan edhe në disa periudha të tjera të karrierës së tij.
Gjatë karrierës së gjatë, basketbollisti ka luajtur edhe për Prishtinën, si dhe ka provuar veten në disa kampionate evropiane.
Rikthimi i tij vjen në një moment të vështirë për Pejën, e cila po kalon një seri negative dhe shpreson që me përforcimin e Berishës të rikthehet te rezultatet pozitive.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





