Berisha: Fjalën e fundit e ka sovrani, 28 Nëntori do të nderohet më mirë se kurrë

Berisha: Fjalën e fundit e ka sovrani, 28 Nëntori do të nderohet më mirë se kurrë

Berisha: Fjalën e fundit e ka sovrani, 28 Nëntori do të nderohet më mirë se kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot në Durrës “Foltoren e Ripërtëritjes”, ku foli për protestat e studentëve dhe zhvillimet politike në vend, duke deklaruar se në përballjen mes pushtetit dhe qytetarëve, fjalën e fundit e ka sovrani.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi qeverisjen aktuale si “narkodiktaturë”, duke e krahasuar situatën politike me periudhën e fundit të regjimit komunist. Berisha solli në vëmendje protestat studentore të dhjetorit 1990 dhe mënyrën se si studentët kishin zgjedhur vetë përfaqësuesit e tyre.

Sponsor 3M Express

“Edhe atëherë studentët u ngritën kundër regjimit. Regjimi ishte i dyzuar, të përdorë forcën apo të kërkojë marrëveshje me ta”, u shpreh Berisha, duke shtuar se në atë kohë studentët i kishin zgjedhur vetë përfaqësuesit e tyre.

Kreu i PD-së kritikoi mënyrën e trajtimit të protestave të fundit studentore, ndërsa shprehu mbështetjen për studentët dhe pedagogët e universiteteve në Durrës, Tiranë dhe në të gjithë vendin.

“Në emër tuaj dua t’u jap një përshëndetje të përzemërt studentëve, pedagogëve të Universitetit të Durrësit, të universiteteve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për lëvizjen e tyre, për revoltën e tyre”, deklaroi Berisha.

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, ai tha se protestat nuk mund të ndalen përmes forcës dhe u shpreh se vendimi përfundimtar u takon qytetarëve.

“Në qoftë se ata udhëhiqen nga vetëpërmbajtja, e cila është trimëri, është guxim, i bindur edhe një herë se fjalën e fundit në të gjitha këto lloj betejash midis tiranit dhe sovranit, e ka thënë sovrani”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se studentët do të vijojnë të jenë pjesë e protestave. Berisha u ndal edhe te protesta e 28 Nëntorit, duke deklaruar se këtë vit Dita e Flamurit do të nderohet nga shqiptarët në një mënyrë të veçantë.

“Studentët janë të gatshëm dhe do jenë të gatshëm, takohu me kë të duash prapa skenave, por ata do t’i kesh në shesh të pamposhtur. Data 28 Nëntor po vjen, Dita e Flamurit do nderohet nga shqiptarët më mirë se kurrë në historinë e tyre”, përfundoi Berisha.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ngrihen dyshime për ndryshime të shpejta të ligjit që do t’i mundësonte komandantit të FSK-së një mandat të dytë

Ngrihen dyshime për ndryshime të shpejta të ligjit që do t’i mundësonte komandantit të FSK-së një mandat të dytë

Vrau bashkëshorten para syve të katër fëmijëve, 41-vjeçari shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

Vrau bashkëshorten para syve të katër fëmijëve, 41-vjeçari shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

Rasti i rëndë i 13-vjeçares shqiptaro-amerikane në Shkodër, arrestohen dy persona për trafikim të të miturve

Rasti i rëndë i 13-vjeçares shqiptaro-amerikane në Shkodër, arrestohen dy persona për trafikim të të miturve