Benita i kundërpërgjigjet Elijonës: Dikush dhezë me dhëmbë, dikush me vallëzime në club

Benita i kundërpërgjigjet Elijonës: Dikush dhezë me dhëmbë, dikush me vallëzime në club

Benita i kundërpërgjigjet Elijonës: Dikush dhezë me dhëmbë, dikush me vallëzime në club

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Elijonës, e cila disa javë më parë, pa përmendur emra konkretë, kishte deklaruar se dikush ka bërë famë përmes dhëmbëve.

Sponsor 3M Express

E ftuar në emisionin “Big Cast”, Benita ka komentuar këtë deklaratë, duke dhënë edhe qëndrimin e saj lidhur me fjalët e Elijonës.

Ajo iu përgjigj në mënyrë indirekte, duke përmendur edhe mënyrat e ndryshme përmes të cilave persona të njohur tërheqin vëmendjen e publikut.

“Dikush dhezë me dhëmbë, dikush dhezë me vallëzime në club, kështu që se di ka qenë mendimi i saj, unë prap jam krenare që kam dhezë edhe me dhëmbë, ma mirë me dhëmbë, se me vallëzime në club, kështu që so ka ka ta dhez”, deklaroi Benita.

Deklarata e saj vjen pas komenteve të bëra nga Elijona gjatë paraqitjes së saj në natën e parë të edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, ku kishte lënë të kuptohej se dikush ka bërë famë përmes dhëmbëve.

Ndryshe, Elijona ishte e ftuar në natën e parë të spektaklit, ku qëndroi për një kohë të shkurtër në shtëpi së bashku me banoret Arlinda, Nichi dhe Antoneta, të cilat u bënë pjesë e formatit para datës zyrtare të nisjes së këtij edicioni. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arrihet një marrëveshje e çuditshme mes Brazilit dhe Barcelonës për Raphinha-n

Arrihet një marrëveshje e çuditshme mes Brazilit dhe Barcelonës për Raphinha-n

Nga Elbasani në krye të një bashkie italiane, historia e Sindi Manushit!

Nga Elbasani në krye të një bashkie italiane, historia e Sindi Manushit!

LEX | Vranë kushëririn në një kafiteri në Skënderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim

LEX | Vranë kushëririn në një kafiteri në Skënderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim