Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Dekreti vjen në mbështetje të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.

Sponsor 3M Express

Në një njoftim për shtyp, Presidenca njofton se përpara dekretimit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.

Esmeralda Hasani zëvendëson në këtë detyrë Vlora Hysenin e cila është nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Më parë, Hasani ka shërbyer si këshilltare pranë Kryeministrisë. Ajo është diplomuar në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Milanos. Gjithashtu, ka përfunduar studimet Master në Planifikimin dhe Zhvillimin e Projekteve në Innovation Business School, në Bruksel.

Hasani është eksperte e pavarur e Komisionit Evropian në fushën e kërkimit dhe inovacionit, si dhe e angazhuar aktivisht në projekte kërkimore, arsimore dhe inovative në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në bashkëpunim me kompani, universitete dhe qendra kërkimore lider në mbarë botën.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Osmani: LDK-ja nuk e mbështet përmbysjen e vetos nëse synohet miratimi i të njëjtit ligj për Specialen

Osmani: LDK-ja nuk e mbështet përmbysjen e vetos nëse synohet miratimi i të njëjtit ligj për Specialen

Shtohen masat e sigurisë në Gjykatën e Pejës para seancës ndaj Jeton Sylajt

Shtohen masat e sigurisë në Gjykatën e Pejës para seancës ndaj Jeton Sylajt

Saveski: Pagat e punonjësve në prokurori do të rriten deri në 40%

Saveski: Pagat e punonjësve në prokurori do të rriten deri në 40%