Komisioni Evropian po harton plane për të reformuar rrënjësisht procesin e samiteve të OKB-së për klimën, duke paralajmëruar se sistemi aktual i negociatave rrezikon të bëhet joefektiv, pasi një vend i vetëm mund të bllokojë një marrëveshje midis pothuajse 200 palëve.

Brukseli vlerëson se mundësia që një shtet i vetëm të bllokojë një marrëveshje mes rreth 200 vendeve pjesëmarrëse është një nga mangësitë kryesore të procesit.
Kjo kërkesë vjen pas konferencës COP31, ku nuk u arrit konsensus politik, pavarësisht zotimeve të bëra në COP28 në Dubai për nisjen e largimit gradual nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.
“Nëse duam ta shpëtojmë COP-in, ai duhet të reformohet”, deklaroi të martën një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian, pas përfundimit të negociatave, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Brukselit, konferenca e fundit ka nxjerrë në pah probleme të thella në procesin e negociatave, veçanërisht mungesën e transparencës dhe vështirësitë në marrjen e vendimeve.
Zyrtari evropian bëri të ditur se edhe ministri nga Gana ka kundërshtuar mungesën e transparencës dhe të procesit demokratik gjatë konferencës.
Ai theksoi se përgatitjet për samitin e ardhshëm duhet të nisin me nxjerrjen e mësimeve nga problemet e evidentuara në COP31.





