Rrjeti i Grave thërret protestë për nesër, liston katër kërkesa

Rrjeti i Grave thërret protestë për nesër, liston katër kërkesa

Rrjeti i Grave thërret protestë për nesër, liston katër kërkesa

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kundër vrasjes së grave, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, e cila do të mbahet nesër, më 25 nëntor, në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Protesta do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pjesëmarrëset do të kërkojnë drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.

“Përmes kësaj proteste, kërkojmë:

Ndryshimin e Kodit Penal dhe përkufizimin e femicidit si vepër penale të veçantë, duke njohur motivin gjinor dhe kontekstin e dhunës që mund t’i paraprijë vrasjes së një gruaje. 

Krijimin e mekanizmit Femicide Watch, për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për vrasjet e grave, identifikimin e mundësive të humbura për ndërhyrje dhe adresimin e përgjegjësive institucionale.

Buxhetim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e grave, përfshirë strehimoret, linjën telefonike emergjente, qendrat për trajtimin e rasteve të dhunimit seksual dhe shërbimet e tjera të specializuara.

Miratimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit, me mekanizma funksionalë, koordinim ndërinstitucional, vlerësim serioz të rrezikut dhe llogaridhënie për institucionet që kanë për detyrë t’i mbrojnë gratë.

Përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk mund t’u lihet grave që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje. Institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë para se të jetë tepër vonë” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.

Lexo edhe

“Jam pesimist”, Rama akuzon Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare

“Jam pesimist”, Rama akuzon Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare

Publikohet fotografia e ish-vjehrrës dhe ish-kunatit të Arlinda Zekajt, të arrestuar nën dyshimet për shtytje në vrasje

Publikohet fotografia e ish-vjehrrës dhe ish-kunatit të Arlinda Zekajt, të arrestuar nën dyshimet për shtytje në vrasje

Jashari i dhuron uniformën e FSK-së presidentes Shiroka-Pula, e njofton për modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Jashari i dhuron uniformën e FSK-së presidentes Shiroka-Pula, e njofton për modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së