BBC i kushton reportazh Qamile Marrës, 117-vjeçares shqiptare që pretendohet se është më e moshuara në botë

Gjatë intervistës, Marra tregon se ka lindur më 19 gusht 1909, në kohën kur trojet shqiptare ishin ende nën sundimin osman. Sipas datëlindjes së saj, ajo ishte 36 vjeçe pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Sponsor 3M Express

Qamile Marra, 117-vjeçarja shqiptare që pretendohet se është gruaja më e moshuar në botë, është bërë pjesë e një videoreportazhi të publikuar nga BBC Global Women.

Ajo ka kaluar pothuajse të gjithë jetën në një fshat shqiptar, ku është marrë me kultivimin e ushqimeve dhe kujdesin për bagëtinë. E rrethuar nga natyra dhe pemët frutore, Marra ka ruajtur ndër vite një mënyrë jetese të lidhur ngushtë me punët e fshatit.

E pyetur për jetëgjatësinë e saj, ajo ka dhënë një përgjigje të thjeshtë, duke ia lënë në dorë Zotit.

“Jeton aq gjatë sa ka vendosur Zoti”, ka thënë Marra për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).

Nëse datëlindja e saj konfirmohet zyrtarisht, Marra do të ishte dy ditë më e moshuar se britanikja Ethel Caterham, e cila njihet nga Guinness World Records si personi më i moshuar në botë që është ende gjallë.

Megjithatë, deri në verifikimin e pavarur të datëlindjes së saj, pretendimi se Marra është gruaja më e moshuar në botë mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë

Në mesditë bionde, në mbrëmje me flokë kafe, prezantuesja e motit e kap “primen” e saj

Në mesditë bionde, në mbrëmje me flokë kafe, prezantuesja e motit e kap “primen” e saj

Mickoski: Evropa po shndërrohet në një vullkan jo të qetë, çdo ditë shohim protesta

Mickoski: Evropa po shndërrohet në një vullkan jo të qetë, çdo ditë shohim protesta