Bayerni trondit Real Madridin, kërkon 300 milionë euro për yllin francez

Bayerni trondit Real Madridin, kërkon 300 milionë euro për yllin francez

Bayerni trondit Real Madridin, kërkon 300 milionë euro për yllin francez

Bayern Munich ka vendosur një çmim prej 300 milionë eurosh për Michael Olisen, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend të lejojë largimin e yllit francez, për të cilin vazhdon të ketë interesim nga Real Madridi.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës spanjolle “Diario AS”, klubi bavarez nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e sulmuesit anësor, i cili është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës që prej transferimit nga Crystal Palace në vitin 2024.

Real Madridi e kishte identifikuar Olisen si një prej objektivave kryesorë për afatin kalimtar të verës. Presidenti Florentino Perez e shihte francezin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv, ku tashmë bën pjesë edhe Kylian Mbappe.

Megjithatë, negociatat mes dy klubeve nuk prodhuan marrëveshje, ndërsa Bayern Munich duket se ka forcuar qëndrimin për të ardhmen e futbollistit.

Gjermanët paguan rreth 53 milionë euro për ta transferuar Olisen nga Crystal Palace, por tani raportohet se kërkojnë deri në 300 milionë euro për ta lejuar largimin e tij.

Kontrata e 24-vjeçarit me Bayernin është e vlefshme deri në vitin 2029. Deri më tani, ai nuk ka shfaqur dëshirë për të detyruar largimin nga “Allianz Arena”, megjithëse drejtuesit e klubit ende nuk kanë arritur ta bindin për të nënshkruar kontratë të re.

Për këtë çështje ka folur edhe presidenti i nderit të Bayernit, Uli Hoeness, i cili ka lënë të kuptohet se negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit do të zhvillohen në momentin e duhur.

“Do të vijë momenti për të arritur një marrëveshje të re. Ai ka edhe dy vjet kontratë”, deklaroi Hoeness.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vetura përfundon në kanal te Kroni i Mbretit, krijohen kolona disa kilometra të gjata në drejtim të Prishtinës

Vetura përfundon në kanal te Kroni i Mbretit, krijohen kolona disa kilometra të gjata në drejtim të Prishtinës

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe:  Provokim ose injorancë, Komisioni Evropian i detyrohet Kosovës një shpjegim

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, Komisioni Evropian i detyrohet Kosovës një shpjegim

Mblidhet Qeveria

Mblidhet Qeveria