Bastisje në Tetovë, gjendet drogë, privohet nga liria një person Më 27.10.2026, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria T.I. (46) nga fsh. Sellcë, rrethina e Tetovës.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij, të realizuar me urdhër gjykate, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”.
“Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.




