Bastiset qendra e thirrjeve në Kosovë, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të dyshuar për mashtrime mbi 4 milionë euro

Bastiset qendra e thirrjeve në Kosovë, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të dyshuar për mashtrime mbi 4 milionë euro

Bastiset qendra e thirrjeve në Kosovë, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të dyshuar për mashtrime mbi 4 milionë euro

Një qendër thirrjesh në Kosovë është bastisur në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti kriminal të dyshuar për mashtrime me investime online, përmes të cilave viktimat dyshohet se kanë humbur mbi katër milionë euro.

Sponsor 3M Express

Operacioni është zhvilluar nga Eurojust dhe Europol, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta.

Ajo ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

“Mund të konfirmojmë që është duke u zhvilluar një aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Luta.

Sipas njoftimit të Eurojust-it dhe Europol-it, në kuadër të operacionit janë kontrolluar 17 lokacione, ndërsa janë sekuestruar mbi 100 serverë, si dhe prova dhe asete të tjera.

Po ashtu, shtatë persona janë arrestuar me qëllim të ekstradimit në Gjermani.

Hetimet kanë zbuluar se një qendër thirrjesh në Kosovë dyshohet se përdorej për të bindur viktimat të investonin shuma të mëdha parash në platforma të rreme online, që pretendonin se ofronin mundësi investimi në kriptomonedha, valuta të huaja dhe aksione.

Sipas hetuesve, skema funksiononte duke joshur fillimisht viktimat me premtime për fitime të mëdha. Ato investonin shuma të vogla dhe në llogaritë e tyre shfaqeshin fitime të rreme, me qëllim që të krijohej besimi.

Më pas, personat që paraqiteshin si ndërmjetës financiarë ushtronin presion që viktimat të investonin shuma edhe më të mëdha. Kur ato kërkonin të tërhiqnin paratë, dyshohet se u pamundësohej kjo, derisa organizatorët zhdukeshin me paratë e investuara.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e cila dyshohet se furnizonte grupe kriminale me faqe interneti mashtruese për realizimin e këtyre skemave. Klientë të kësaj kompanie në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut dyshohet se operonin qendra të paligjshme thirrjesh.

Hetimi ka nisur në vitin 2022, pas ankesës së një çifti gjerman, i cili kishte investuar kursimet përmes një platforme online, por nuk kishte arritur t’i tërhiqte fitimet e pretenduara.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Sektorit për Hetime Financiare.

Europol-i ka dërguar ekspertë në Kosovë dhe Shqipëri për të mbështetur hetimet digjitale dhe analizimin e provave të sekuestruara.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Elijona reagon me ironi pasi një banore e BBVK refuzon ta përshëndesë

Elijona reagon me ironi pasi një banore e BBVK refuzon ta përshëndesë

Deputeti Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: Do t’i publikoj dëshmitë tronditëse

Deputeti Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: Do t’i publikoj dëshmitë tronditëse

FOTO/ Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

FOTO/ Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit