Ngjarja e mbrëmshme në Prime-in e BBVK5, ku Jona pati përballje me dy vajza të tjera jashtë shtëpisë, të cilat e akuzonin për bullizim, vazhdon të jetë temë diskutimi mes banorëve.

Këtë herë, Valdeti dhe Shqiponja diskutuan rreth mënyrës se si ka mundur të jetë parë jashtë shtëpisë situata e krijuar, duke komentuar edhe reagimet që Valdeti i bëri ndaj Jonës, meqë gruaja e tij ishte e përfshirë në këtë situatë.
“…Kur u ule aty te Jona, nuk bëre mirë, sepse Valdrina ka mundur të ndihet keq…”, i tha Shqiponja Valdetit.
Ndërkohë, Jona u shpjegoi banorëve se çfarë ndodhi gjatë Prime-it të mbrëmshëm dhe si përfundoi diskutimi me dy vajzat e tjera, të cilat e akuzuan për bullizëm.
Për më shumë detaje nga biseda e banorëve, ndiqeni videon më poshtë:




