Feronikeli ’74 fiton në frymën e fundit ndaj Ballkanit, Cërvadiku hero i drenicasve

Feronikeli ’74 fiton në frymën e fundit ndaj Ballkanit, Cërvadiku hero i drenicasve

Feronikeli ’74 fiton në frymën e fundit ndaj Ballkanit, Cërvadiku hero i drenicasve

Feronikeli ’74 ka fituar ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Drenicasit kanë vazhduar formën e mirë në kampionat, ku pas një fitore ndaj Dukagjinit dhe një barazim ndaj Malishevës, kanë arritur ta mposhtin Ballkanin.

45 minutat e parë të takimit u karakterizuan me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por edhe pas disa tentimeve nga të dyja ekipet, portat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por me më shumë raste për gol dhe më shumë rrjedhshmëri, ndërsa vendasit ishin skuadër më e rrezikshme.

Megjithatë, për ta parë golin u desh të priteshin minutat shtesë, kur në skenë doli Ibrahim Cërvadiku, i cili shënoi një gol të bukur për fitoren dhe rezultatin përfundimtar 1-0.

Pas kësaj fitore, drenicasit e shohin veten në pozitën e shtatë me 15 pikë, ndërsa therandasit mbesin në pozitën e katërt me 19 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Feronikeli ’74 udhëton te Drita, ndërsa Ballkani e pret Gjilanin. /Telegrafi/

Lexo edhe

Raketat dhe dronët rusë godasin 12 rajone të Ukrainës, nëntë të lënduar – Kievi mbetet pa rrymë e ngrohje

Raketat dhe dronët rusë godasin 12 rajone të Ukrainës, nëntë të lënduar – Kievi mbetet pa rrymë e ngrohje

Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

Gjilani – Malisheva, formacionet zyrtare të super ndeshjes së javës

Gjilani – Malisheva, formacionet zyrtare të super ndeshjes së javës

Feronikeli ’74 fiton në frymën e fundit ndaj Ballkanit, Cërvadiku hero i drenicasve | Momenti