Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me rastin e marrjes së detyrës.

Përmes kësaj letre, Milatoviq i ka përcjellë presidentes së re të Kosovës urimet më të mira, duke shprehur njëkohësisht bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të thellohen.
Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, kreu i shtetit malazez ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e tij, Presidenti Milatović i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të mira, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




