Banorët e fshatit Gllanasellë në Drenas, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e infrastrukturës bazike.

Njëri nga banorët ka përmendur mungesën e ujit, kanalizimit dhe gjendjen e rrugëve, duke thënë se ndihen tërësisht të anashkaluar.
Ai ka theksuar se, pavarësisht ankesave të vazhdueshme drejtuar institucioneve, deri më tani nuk kanë marrë përgjigje dhe as nuk është intervenuar.





