Ballkani kërkon reagimin ndaj Gjilanit, Drita synon hakmarrjen ndaj Feronikelit 74

Ballkani kërkon reagimin ndaj Gjilanit, Drita synon hakmarrjen ndaj Feronikelit 74

Ballkani kërkon reagimin ndaj Gjilanit, Drita synon hakmarrjen ndaj Feronikelit 74

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në program janë dy përballje interesante: Ballkani – Gjilani dhe Drita – Feronikeli 74.

Sponsor 3M Express

Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, ku Ballkani e pret Gjilanin në një ndeshje mes dy skuadrave që synojnë të afrohen me kreun e tabelës.

Tri herë kampioni i Kosovës vjen në këtë përballje ende pa emëruar trajnerin e ri, pas largimit të Sami Sermaxhajt. Suharekasit aktualisht renditen në pozitën e pestë me 19 pikë dhe do të kërkojnë fitoren për të përmirësuar pozicionin në tabelë.

Në anën tjetër, Gjilani është stabilizuar nën drejtimin e Zekirja Ramadanit. Skuadra kuqebardhë nuk njeh humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe mban pozitën e katërt me 22 pikë.

Në përballjen e parë të zhvilluar në shtator, Gjilani kishte triumfuar me rezultat minimal 1-0. Kjo ndeshje fillon në orën 13:00.

Ndërkohë, në përballjen e dytë të ditës, Drita do të jetë nikoqire e Feronikelit 74, në një duel ku gjilanasit synojnë t’i kthehen fitoreve, por edhe të marrin revanshin për humbjen e pësuar në përballjen e parë ndaj drenicasve, me rezultat 1-0.

Drita aktualisht renditet në pozitën e tretë me 24 pikë, ndërsa Feronikeli 74 zë vendin e shtatë me 15 pikë.

Përballja mes Dritës dhe Feronikelit 74 nis në orën 15:00. /Telegrafi/

Lexo edhe

Gjendet pa shenja jete një person në vendin e tij të punës në Istog

Gjendet pa shenja jete një person në vendin e tij të punës në Istog

Dardan Avdylaj triumfon ndaj “Austrian Bull”

Dardan Avdylaj triumfon ndaj “Austrian Bull”

Shoqata “Sharri” prezanton kulturën dhe traditat shqiptare në Amriswil të Zvicrës

Shoqata “Sharri” prezanton kulturën dhe traditat shqiptare në Amriswil të Zvicrës