Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente

Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente

Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente

Sipas raportit, ndër lumenjtë më të ndotur në vend janë Graçanka në Vragoli, Sitnica përgjatë gjithë rrjedhës, Nerodimja në Gerlicë dhe Kaçanik, Drenica në Drenas dhe Vragoli, si dhe Limani i Klinës në Klinë.

Si burime kryesore të ndotjes përmenden shkarkimi i ujërave urbane të patrajtuara, aktivitetet industriale, përdorimi bujqësor, hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe degradimi i tyre nga eksploatimi i pakontrolluar i rërës dhe zhavorrit.

Sponsor 3M Express

Raporti evidenton gjithashtu mungesë të kapaciteteve institucionale, veçanërisht në nivelin lokal. Në shumicën e komunave mungojnë zyrtarët dhe inspektorët mjedisorë, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë plane lokale për mbrojtjen e mjedisit.

Shqetësuese mbetet edhe mungesa e stafit dhe pajisjeve laboratorike në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, si dhe nevoja për zgjerimin e rrjetit të monitorimit të ujërave, veçanërisht atyre nëntokësore.

Sa i përket cilësisë së ujit të pijshëm, të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2024 janë analizuar 11 mijë e 16 mostra të ujit, prej të cilave 98.7 për qind kanë qenë në përputhje me vlerat parametrike.

Ndërsa, gjatë periudhës janar-gusht 2025, nga 8 mijë e 435 mostra të analizuara, 98.2 për qind kanë rezultuar në përputhje me standardet përkatëse.

Megjithatë, raporti veçon edhe problemin e manganit në Liqenin e Badocit, ku gjatë vitit 2024 dhe 2025 janë evidentuar tejkalime të vlerave të përcaktuara.

Avokati i Popullit ka ngritur shqetësime edhe për rrezikun nga përmbytjet, duke kërkuar planifikim afatgjatë, investime në infrastrukturën ujore dhe mirëmbajtje sistematike të rrjedhave ujore.

Në raport theksohet se problemet në sektorin e ujërave janë evidentuar ndër vite, por zbatimi i masave për përmirësimin e gjendjes ka avancuar me ritëm të pamjaftueshëm.

Avokati i Popullit vlerëson se tashmë nevojiten veprime konkrete, urgjente dhe të koordinuara nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se mbrojtja e ujërave kërkon angazhim të përbashkët të nivelit qendror dhe lokal.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

PDK-ja dakordohet me VV-në, Ligji për Specialen përfshihet si pika e fundit e rendit të ditës

PDK-ja dakordohet me VV-në, Ligji për Specialen përfshihet si pika e fundit e rendit të ditës

​Haradinaj kërkon kritere më të ashpra për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

​Haradinaj kërkon kritere më të ashpra për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Ndalohet një 36-vjeçar në Tetovë, drejtoi makinën pa leje për vozitje

Ndalohet një 36-vjeçar në Tetovë, drejtoi makinën pa leje për vozitje