AUV zbulon baktere në dy produkte mishi, urdhëron tërheqjen nga tregu

AUV zbulon baktere në dy produkte mishi, urdhëron tërheqjen nga tregu

AUV zbulon baktere në dy produkte mishi, urdhëron tërheqjen nga tregu

Sipas njoftimit të AUV-së, në mishin e bluar të lotit 13112147 është konstatuar tejkalim i vlerave referuese të bakterit Escherichia coli, ndërsa në përshutën e gjedhit të lotit 1211695 është konfirmuar prania e bakterit Listeria monocytogenes.

Si rezultat, janë tërhequr dhe izoluar 35.7 kilogramë mish i bluar dhe 37.5 kilogramë përshutë gjedhi. Sasia e përgjithshme prej 73.2 kilogramësh do të asgjësohet nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinarë.

Sponsor 3M Express

AUV ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë përgjatë zinxhirit të furnizimit, për të identifikuar burimin e kontaminimit.

Agjencia u ka bërë thirrje konsumatorëve që kanë blerë produktet me numrat e loteve të përmendura që të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë në pikat përkatëse të shitjes.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Newcastle interesohet për Edon Zhegrovën, kosovari mund të largohet nga Juventusi në janar

Newcastle interesohet për Edon Zhegrovën, kosovari mund të largohet nga Juventusi në janar

Geoffrey Nice: Kosova u detyrua ta pranonte Specialen, statuti u hartua në Bruksel dhe Uashington

Geoffrey Nice: Kosova u detyrua ta pranonte Specialen, statuti u hartua në Bruksel dhe Uashington

Protesta në Tiranë në ditën e Pavarësisë – çka po ndodhë?

Protesta në Tiranë në ditën e Pavarësisë – çka po ndodhë?