AUV ndalon mbi 25 tonë misër dhe ushqimin për viça, konstaton aflatoksina mbi kufijtë e lejuar

AUV ndalon mbi 25 tonë misër dhe ushqimin për viça, konstaton aflatoksina mbi kufijtë e lejuar

AUV ndalon mbi 25 tonë misër dhe ushqimin për viça, konstaton aflatoksina mbi kufijtë e lejuar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin e mbi 25 tonëve misër dhe ka ndaluar shitjen e një produkti për ushqimin e viçave, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar aflatoksina mbi kufijtë e lejuar.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të AUV-së, produktet i përkasin kompanisë MONUNI SH.P.K. nga Gjilani.

Gjatë kontrollit kufitar të një ngarkese prej 25 mijë e 120 kilogramësh misër, analizat kanë zbuluar aflatoksinë B1 në nivel prej 30 mikrogramësh për kilogram, ndërsa analizat e IKSHPK-së kanë konfirmuar aflatoksina totale prej 47 mikrogramësh për kilogram, mbi vlerën referente prej 10 mikrogramësh.

Për këtë arsye, Inspektorati Fitosanitar ka refuzuar importin dhe ka urdhëruar kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës.

Ndërkaq, gjatë inspektimeve në kompaninë MONUNI, aflatoksinë B1 mbi nivelin e lejuar është konstatuar edhe në produktin “Ushqim për viça deri 300 kg”. AUV ka ndaluar shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e këtij produkti nga tregu.

Aflatoksina B1 është substancë toksike e prodhuar nga disa lloje myqesh dhe mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë, si dhe të rrisë rrezikun e kancerit gjatë ekspozimit afatgjatë. Te kafshët qumështore, ajo mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1.

AUV ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe analizat laboratorike për të parandaluar qarkullimin e produkteve që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj, kërkon hetim të plotë të rastit

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj, kërkon hetim të plotë të rastit

Pse studentët nuk po krijojnë një lëvizje politike? Përgjigjet aktivistja Paola Pesjaka

Pse studentët nuk po krijojnë një lëvizje politike? Përgjigjet aktivistja Paola Pesjaka

Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi