Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të mbajë sot mbledhje, ku në rend dite është raportimi i anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës lidhur me gjendjen në këtë institucion.

Gjatë raportimit, anëtarët e këtij institucioni pritet të paraqesin para deputetëve gjendjen aktuale të Autoritetit të Konkurrencës, funksionimin e tij dhe çështjet që lidhen me ushtrimin e përgjegjësive institucionale.
Kjo pikë e rendit të ditës ishte paraparë edhe në një mbledhje paraprake, por raportimi nuk ishte realizuar për shkak të pamundësisë së pjesëmarrjes së kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku Isufi.
Për këtë arsye, çështja është rikthyer në agjendën e Komisionit, ku sot pritet të dëgjohen përfaqësuesit e institucionit dhe të diskutohen zhvillimet në këtë fushë.
Mbledhja do të mbahet në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
Burimi: Sinjali



