Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të shtatën ditë në Prishtinë

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të shtatën ditë në Prishtinë

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të shtatën ditë në Prishtinë

Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, është paralajmëruar të nisë në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen mobilizimit, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara, si dhe për garantimin e sigurisë së grave që përballen me dhunë.

Sponsor 3M Express

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është trajtimi i femicidit si urgjencë kombëtare, shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe hetimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve institucionalë që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Po ashtu, protestuesit kërkojnë që të shqyrtohet përgjegjësia e zyrtarëve të institucioneve të drejtësisë, Policisë dhe Qendrës për Punë Sociale, nëse konstatohet se nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore në trajtimin e rastit.

Një tjetër kërkesë është sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, si dhe krijimi i mekanizmave më efektivë institucionalë për mbrojtjen e grave në rrezik.

Në ditët e fundit, protesta dhe marshime në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn janë organizuar edhe në Pejë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Istog.

Protestuesit kërkojnë që rasti të mos mbetet vetëm një thirrje për drejtësi, por të pasohet me përgjegjësi konkrete dhe ndryshime institucionale për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tragjedi në Itali – 21-vjeçari shqiptar dyshohet se vrau me thikë nënën 39-vjeçare, më pas u vetëdorëzua në polici

Tragjedi në Itali – 21-vjeçari shqiptar dyshohet se vrau me thikë nënën 39-vjeçare, më pas u vetëdorëzua në polici

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

LVV në Prishtinë dorëzon materiale në Prokurorinë Speciale për një “kontratë abuzive” për ndriçimin publik

LVV në Prishtinë dorëzon materiale në Prokurorinë Speciale për një “kontratë abuzive” për ndriçimin publik