Autobusi doli nga rruga dhe u përplas me pemë, dy të vdekur dhe 16 të lënduar në Francë

Autobusi doli nga rruga dhe u përplas me pemë, dy të vdekur dhe 16 të lënduar në Francë

Autobusi doli nga rruga dhe u përplas me pemë, dy të vdekur dhe 16 të lënduar në Francë

Dy persona kanë vdekur, një vajzë e re dhe një 18-vjeçar, si pasojë e një aksidenti të rëndë me autobus në pjesën lindore të Francës, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Aksidenti ka ndodhur të premten, rreth orës 07:00, në qytetin Lent, në një autobus që po udhëtonte nga Lyoni drejt Bourg-en-Bresse.

Sponsor 3M Express

Sipas Prokurorisë së Bourg-en-Bresse, në autobus ndodheshin 43 persona, përfshirë 15 fëmijë. Përveç dy viktimave, tre persona janë në gjendje kritike, ndërsa të paktën 13 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Kryetari i qytetit, Yves Cristin, ka thënë për mediat franceze se autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në një kanal anësor.

“Mbërrita disa minuta pas aksidentit dhe njerëzit ishin në gjendje shoku. Ana e autobusit ishte shqyer dhe qartazi personat që ndodheshin në atë pjesë duhet të jenë lënduar rëndë”, ka deklaruar ai për televizionin BFM TV.

Autoritetet kanë identifikuar dy personat që humbën jetën, megjithatë mediat kanë raportuar të dhëna të ndryshme lidhur me moshën e vajzës.

Prokuroria ka nisur hetimet për rastin, nën dyshimet për shkaktim të vdekjes nga pakujdesia në trafik dhe shkaktim të lëndimeve të rënda në rrethana rënduese.

Shoferi i autobusit, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime, është dërguar në spital dhe ende nuk është marrë në pyetje nga policia. Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, ka bërë të ditur se testet fillestare nuk kanë treguar gjurmë të alkoolit apo drogës në gjakun e tij.

Duke folur për kushtet atmosferike në momentin e aksidentit, kryetari i qytetit ka thënë se kishte pak mjegull dhe rruga ishte e lagësht, por nuk kishte vështirësi të mëdha në qarkullim.

Ndërkohë, ministri Tabarot ka sqaruar se autobusi nuk shërbente ekskluzivisht për transportin e nxënësve, por në mesin e udhëtarëve kishte shumë fëmijë që shkonin në shkollë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar mbi 100 zjarrfikës dhe 50 pjesëtarë të xhandarmërisë. Për transportimin e të lënduarve rëndë janë angazhuar edhe helikopterë mjekësorë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe solidaritet me të gjithë të lënduarit.

Në një reagim në platformën X, ai ka falënderuar ekipet e shpëtimit për ndërhyrjen e tyre.

Edhe kryeministri francez, Sébastien Lecornu, e ka cilësuar aksidentin tragjik, duke falënderuar zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe policinë për angazhimin në vendin e ngjarjes.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme sot nuk do të ekzistonin, po të mos ia ndaloja Iranit sigurimin e armës bërthamore

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme sot nuk do të ekzistonin, po të mos ia ndaloja Iranit sigurimin e armës bërthamore

Alaudini tërheq vëmendjen e banorëve për rregullat e Vëllait të Madh

Alaudini tërheq vëmendjen e banorëve për rregullat e Vëllait të Madh

Vëllai i Madh paralajmëron Akilin (VIDEO)

Vëllai i Madh paralajmëron Akilin (VIDEO)