“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

Zhvillime të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë pas arrestimit të 43-vjeçarit shqiptar, Nikolin Pali, i cili kërkohej prej gjashtë vitesh si autori i një vrasjeje të dyfishtë të kryer në Loutraki të Greqisë.

Sponsor 3M Express

Operacioni për kapjen e tij u zhvillua në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës, ku forcat speciale EKAM në bashkëpunim me policinë greke prangosën 43-vjeçarin, i cili ishte dënuar më parë në mungesë.

Gjatë kontrollit në banesën ku strehohej, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy granata funksionale së bashku me dy mekanizma ndezës, tre palë pranga metalike, si dhe një leje qëndrimi të falsifikuar me fotografinë e tij.

Pali akuzohej dhe ishte dënuar për krimin e rëndë të ndodhur në tetor të vitit 2020. Sipas dosjes hetimore, ai kishte hyrë në një banesë pushimi në Loutraki dhe me përdorimin e një sëpate kishte goditur për vdekje ish-partneren e tij, 43-vjeçaren me origjinë ukrainase, si dhe partnerin e saj, një farmacist grek. Pasi i ekzekutoi, ai u grabiti paratë dhe bizhuteritë, ndërsa makinës së viktimës i vuri flakën në një zonë të izoluar për të zhdukur çdo gjurmë.

Por përfshirja e tij kriminale dyshohet se shkon përtej këtij krimi makabër. Përveç dënimeve për vrasje me dashje, grabitje dhe zjarrvënie, pas arrestimit 43-vjeçari ka pranuar autorësinë edhe për dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri. Nga verifikimet me Interpolin, doli se ai kërkohej nga autoritetet shqiptare edhe për një grabitje me armë të mbetur në tentativë.

Hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se Pali mund të jetë i përfshirë në ngjarje të tjera të rënda kriminale në të dyja shtetet, përfshirë edhe ekzekutime me pagesë.

Në kuadër të të njëjtit aksion policor, prangat iu vendosën edhe një 41-vjeçareje shqiptare, e cila akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Hetimet intensive po vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tij kriminal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme sot nuk do të ekzistonin, po të mos ia ndaloja Iranit sigurimin e armës bërthamore

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme sot nuk do të ekzistonin, po të mos ia ndaloja Iranit sigurimin e armës bërthamore

Alaudini tërheq vëmendjen e banorëve për rregullat e Vëllait të Madh

Alaudini tërheq vëmendjen e banorëve për rregullat e Vëllait të Madh

Vëllai i Madh paralajmëron Akilin (VIDEO)

Vëllai i Madh paralajmëron Akilin (VIDEO)

“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi | Momenti