Hallgrimsson flet për Kosovën dhe zbulon çfarë synon Irlanda në ndeshjen vendimtare

Hallgrimsson flet për Kosovën dhe zbulon çfarë synon Irlanda në ndeshjen vendimtare

Hallgrimsson flet për Kosovën dhe zbulon çfarë synon Irlanda në ndeshjen vendimtare

Kombëtarja e Kosovës ka hyrë në planet e Irlandës për dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve, me përzgjedhësin Heimir Hallgrimsson që e ka bërë të qartë objektivin e skuadrës së tij.

Sponsor 3M Express

Përzgjedhësi islandez ka deklaruar se Irlanda synon ta përfundojë kampanjën në vendin e dytë, pozitë që aktualisht mbahet nga Kosova, me të dyja përfaqësueset që kanë nga pesë pikë.

Në krye të grupit gjendet Austria me tetë pikë, ndërsa Izraeli renditet i fundit me dy pikë. Irlanda fillimisht do të përballet me Austrinë në udhëtim më 14 nëntor, përpara se ta presë Kosovën në Dublin më 17 nëntor, në ndeshjen që mund të jetë vendimtare për renditjen përfundimtare.

Hallgrimsson ka pranuar se dy fitoret në këto përballje do t’i jepnin Irlandës mundësinë për ta mbyllur grupin në vendin e parë, por ka theksuar se edhe pozita e dytë mbetet një objektiv i rëndësishëm.

“Me dy fitore do të ishim të parët në grup, ndërsa me fitore ndaj Kosovës në stadiumin ‘Aviva’, me shumë gjasë do ta siguronim vendin e dytë, që padyshim se është synimi ynë, për të qenë në vazon e dytë kur të tërhiqet shorti për Evropian, në muajin dhjetor në Belfast”, ka deklaruar përzgjedhësi i Irlandës.

Kjo deklaratë tregon rëndësinë që ka për irlandezët përballja e fundit me Dardanët, të cilët aktualisht janë përpara tyre në tabelë.

Kosova, ndërkohë, ka një avantazh psikologjik nga përballja e parë, e zhvilluar në Prishtinë, ku kishte triumfuar me rezultat 1-0. Heroi i asaj fitoreje ishte Vedat Muriqi, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 83-të.

Kështu, dueli i 17 nëntorit në Dublin pritet të ketë peshë të madhe në përcaktimin e pozitës së dytë në grup, me Kosovën që synon ta mbrojë vendin aktual dhe Irlandën që kërkon ta përmbysë renditjen në ndeshjen e fundit./Telegrafi/

Lexo edhe

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme sot nuk do të ekzistonin, po të mos ia ndaloja Iranit sigurimin e armës bërthamore

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme sot nuk do të ekzistonin, po të mos ia ndaloja Iranit sigurimin e armës bërthamore

Alaudini tërheq vëmendjen e banorëve për rregullat e Vëllait të Madh

Alaudini tërheq vëmendjen e banorëve për rregullat e Vëllait të Madh

Vëllai i Madh paralajmëron Akilin (VIDEO)

Vëllai i Madh paralajmëron Akilin (VIDEO)