Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Naser Muja, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për asfaltimin e dy rrugëve në afërsi të shkollës “Eqrem Çabej”, në qendër të qytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Muja ka bërë të ditur se këto rrugë, të cilat për një kohë të gjatë kishin mbetur pa ndërhyrje infrastrukturore, tashmë kanë marrë pamje të re.
Sipas tij, përfundimi i këtyre punimeve do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe kushteve për banorët e zonës, nxënësit dhe qytetarët e tjerë.
Muja ka theksuar se punimet infrastrukturore po vazhdojnë me intensitet të lartë, si në qytet, ashtu edhe në fshatrat e Mitrovicës. /Telegrafi/





