Asamblistja e VV’së në Rahovec i lutet ministrit Arben Vitia që të sigurojë terapinë për pacientët me fibrozë cistike

Vlora Vuqiterna, asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec, i është drejtuar me thirrje publike ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke kërkuar sigurimin e terapisë Trikafta (Kaftrio) për pacientët që vuajnë nga fibroza cistike.

Sponsor 3M Express

Vuqiterna, e cila me anë të një postimi në ‘Facebook’ bëri të ditur se është edhe nënë e një vajze me këtë sëmundje, ka kërkuar që Ministria e Shëndetësisë ta trajtojë me urgjencë kërkesën e Shoqatës së Fibrozës Cistike, e cila, sipas saj, është dërguar disa herë ndër vite, shkruan Insajderi.

Ajo ka thënë se mungesa e kësaj terapie po i detyron disa familje të mendojnë për largimin nga Kosova, në mënyrë që fëmijët e tyre të kenë qasje në trajtimin që u nevojitet.

“Barnat dhe trajtimet që tashmë janë të qasshme në shtetet e rajonit duhet të bëhen të qasshme edhe për fëmijët tanë. Ata nuk meritojnë të kenë më pak mundësi për të jetuar vetëm pse kanë lindur në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Sipas saj, mbi 170 pacientë kanë qenë të regjistruar me fibrozë cistike, ndërsa aktualisht janë rreth 60 pacientë.

“Ne nuk po kërkojmë privilegj. Po kërkojmë të drejtën për jetë, frymëmarrje dhe trajtim dinjitoz për fëmijët tanë”, ka shkruar ajo, duke i bërë thirrje ministrit Vitia që ta dëgjojë kërkesën e familjeve. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Nga rrugët e Bronx-it te Louis Vuitton: Si hip hop-i e pushtoi botën e modës

Nga rrugët e Bronx-it te Louis Vuitton: Si hip hop-i e pushtoi botën e modës

Cilët prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit do të mbikëqyrin punën e prokurorive?

Cilët prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit do të mbikëqyrin punën e prokurorive?

Aksioni antidrogë në Prishtinë, arrestohen gjashtë të dyshuar, sekuestrohen asete në vlerë mbi 300 mijë euro

Aksioni antidrogë në Prishtinë, arrestohen gjashtë të dyshuar, sekuestrohen asete në vlerë mbi 300 mijë euro