Ukraina, lufta hibride dhe rritja e shpenzimeve ushtarake ishin temat kryesore të ditës së katërt të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi anëtarësimin e vendit të tij në NATO, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte tha se ende nuk ka pajtim mes aleatëve për këtë çështje.
Në këtë forum po marrin pjesë edhe deputetet kosovare, Shqipe Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, e cila ngriti çështjen e prokurimit të teknologjive të reja dhe ruajtjes së transparencës.
Për më shumë, ndiqni kronikën e mëposhtme:





