Asambleistja e PDK-së kritikon gjendjen e pastërtisë në Fushë-Kosovë, kërkon ndërhyrje urgjente

Asambleistja e PDK-së kritikon gjendjen e pastërtisë në Fushë-Kosovë, kërkon ndërhyrje urgjente

Asambleistja e PDK-së kritikon gjendjen e pastërtisë në Fushë-Kosovë, kërkon ndërhyrje urgjente

Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë-Kosovë, Dardane Sogojeva Shala, ka kritikuar gjendjen e pastërtisë në qytet, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga kompanitë përgjegjëse për largimin e mbeturinave.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Sogojeva Shala ka publikuar fotografi nga një hapësirë në qendër të Fushë-Kosovës, për të cilën thotë se ndodhet vetëm rreth 100 metra larg objektit të komunës.

Ajo ka pretenduar se në këtë pjesë ka ujëra të ndotura dhe sasi të mëdha mbeturinash, duke e cilësuar gjendjen si kërcënim për shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Asambleistja ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes lokale të udhëhequr nga VV-ja dhe kryetari Valon Prebreza, duke thënë se gjendja aktuale nuk përputhet me premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

“Prebreza dhe VV-ja e morën pushtetin me premtime për duar të pastra, por sot qyteti po mbytet në kaos e bërllok”, ka shkruar ajo.

Sogojeva Shala ka kërkuar që kompanitë e pastrimit të dalin menjëherë në terren dhe të ndërmarrin masa për sanimin e gjendjes.

Ajo ka bërë thirrje që Fushë-Kosovës t’i kthehet pastërtia dhe dinjiteti, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet komunale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Publikohen pamjet: Forcat amerikane godasin anijen tregtare në Gjirin e Omanit, ekuipazhi kishte shpërfillur paralajmërimet

Publikohen pamjet: Forcat amerikane godasin anijen tregtare në Gjirin e Omanit, ekuipazhi kishte shpërfillur paralajmërimet

Nxirret nga liqeni i Ujmanit vetura e fundosur në vitin 2025

Nxirret nga liqeni i Ujmanit vetura e fundosur në vitin 2025

Kirurgu i shpëtoi jetën policit të plagosur në sulmin me armë në Poloni

Kirurgu i shpëtoi jetën policit të plagosur në sulmin me armë në Poloni