Prishtina merr fitoren e 10-të, Drenica e Drita i ndajnë pikët

Prishtina merr fitoren e 10-të, Drenica e Drita i ndajnë pikët

Prishtina merr fitoren e 10-të, Drenica e Drita i ndajnë pikët

Sot janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku Prishtina ka arritur të shënojë fitore ndaj Vushtrrisë, ndërsa përballja mes Drenicës dhe Dritës ka përfunduar pa fitues.

Sponsor 3M Express

Në sfidën e zhvilluar në Vushtrri, bardhekaltrit e kryeqytetit triumfuan me rezultat 2-1. Golat për Prishtinën u shënuan nga Rin Ahmeti dhe Assane Diatta, ndërsa për ekipin vendas realizoi Urim Statovci.

Në anën tjetër, dueli i zhvilluar në Skenderaj mes Drenicës dhe Dritës përfundoi me barazim 1-1. Drita e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 16-të me golin e Albert Dabiqaj, i cili u asistua nga Pëllumbi. Megjithatë, reagimi i vendasve nuk vonoi dhe në minutën e 25-të Genc Hamiti barazoi shifrat pas një aksioni të shpejtë. Përgjatë pjesës së mbetur të lojës, gjilanasit tentuan të rikthenin epërsinë me disa raste shënimi, por nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Pas kësaj xhiroje, Prishtina ngjitet në kuotën e 32 pikëve në tabelë, pesë më shumë se ndjekësi i parë Malisheva, ndërsa Vushtrria mbetet me 3 pikë. Drita ruan pozitën e tretë me 24 pikë, kurse Drenica renditet në vendin e tetë me 12 pikë të grumbulluara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nxirret nga liqeni i Ujmanit vetura e fundosur në vitin 2025

Nxirret nga liqeni i Ujmanit vetura e fundosur në vitin 2025

Kirurgu i shpëtoi jetën policit të plagosur në sulmin me armë në Poloni

Kirurgu i shpëtoi jetën policit të plagosur në sulmin me armë në Poloni

Këngëtarja Hajrije Preniqi Gashi që përmes folklorit ruan dashurinë për atdheun

Këngëtarja Hajrije Preniqi Gashi që përmes folklorit ruan dashurinë për atdheun