Gazetari dhe moderatori Resul Sinani ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij dhe rrugëtimi mbi dy dekadësh në gazetari, në emisionin “Sol” në Klan Kosova.

Ai ka treguar se është rritur në një familje të madhe, ndërsa interesimi për gazetarinë i kishte lindur që në vitet e shkollës së mesme.
Sinani ka folur edhe për angazhimin e tij si opinionist në Big Brother VIP Kosova 5, duke thënë se synon të jetë i drejtpërdrejtë dhe pa anime në komentet e tij.
“Do ta shohim Resulin ashtu siç është, duke u thënë gjërave emrin dhe mbiemrin e vet. Drejtpërdrejt, pa tendencë, pa anime”, ka deklaruar ai, njofton Klankosova.tv.
Ai e ka cilësuar këtë angazhim si një eksperiencë të mirë, të cilën e ka pritur me shumë përgjegjësi dhe dëshirë.




