As mosha nuk e ndali, 96-vjeçarja viziton të shtatë kontinentet e botës

As mosha nuk e ndali, 96-vjeçarja viziton të shtatë kontinentet e botës

As mosha nuk e ndali, 96-vjeçarja viziton të shtatë kontinentet e botës

Një 96-vjeçare nga Ohio e Shteteve të Bashkuara ka realizuar ëndrrën e saj, duke vizituar të shtatë kontinentet e botës së bashku me nipin e saj.

Sponsor 3M Express

Joy Ryan, e njohur si “Grandma Joy”, përfundoi aventurën me nipin 45-vjeçar, Brad Ryan, pas udhëtimeve në Tajlandë dhe Australi gjatë shtatorit.

Australia ishte kontinenti i fundit që vizituan, ku Joy pati mundësinë të shihte nga afër koalat dhe të vegjlit e tyre.

Ajo u shpreh krenare që kishte arritur ta përmbushte këtë qëllim.

Historia e tyre nisi në vitin 2015, pas dhjetë vitesh larg njëri-tjetrit, kur Brad e ftoi gjyshen për kamping në malet Great Smoky Mountains, duke e ditur se ajo nuk kishte parë kurrë male.

Që nga ajo kohë, ata vizituan të 63 parqet kombëtare të SHBA-së, duke e përfunduar këtë aventurë në maj të vitit 2023.

Në moshën 91-vjeçare, Joy mori pasaportën e parë dhe nisi udhëtimet ndërkombëtare.

Së bashku me nipin, ajo vizitoi Kenian, Irlandën, Tajlandën dhe destinacione të tjera.

Për Bradin, këto udhëtime kanë qenë më shumë sesa eksplorim i botës.

Ato e kanë ndihmuar të rindërtojë marrëdhënien me gjyshen dhe të lërë pas përvojat e vështira të së kaluarës.

Historia e tyre tregon se nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrat dhe për të forcuar lidhjet familjare. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti reagon pas ndeshjes Kosovë-Izrael: Me një lojtar më pak, fitorja u bë më e vështirë

Kurti reagon pas ndeshjes Kosovë-Izrael: Me një lojtar më pak, fitorja u bë më e vështirë

Tensione në Tiranë, Policia blindon Kryesinë e Kuvendit – protestuesit brohorasin

Tensione në Tiranë, Policia blindon Kryesinë e Kuvendit – protestuesit brohorasin

Kurti: Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur

Kurti: Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur