Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj, dyshohet për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka arrestuar të martën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj pas zhvillimit të veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Sponsor 3M Express

Arrestimi i zyrtarit policor është bërë me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme që përfshijnë organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në njoftim thuhet se si pjesë e veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së, të martën janë bastisur shtatë lokacione, ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm në formë online, si dhe dyshohet se kishte mbajtur në posedim një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën më pas ia kishte shitur një personi tjetër.

Në kuadër të këtij rasti janë intervistuar edhe gjashtë qytetarë në cilësinë e të dyshuarve për veprën penale “Shitblerja e armëve”, ndaj të cilëve hetimet do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, thuhet se në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit policor. /Telegafi/

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë