Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje.

Sipas raportit policor, lidhur me rastin janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka sekuestruar si prova materiale një laptop dhe dy telefona celularë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: Insajderi




