Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen pas ndjekjes me 200 km/h në autostradë

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen pas ndjekjes me 200 km/h në autostradë

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen pas ndjekjes me 200 km/h në autostradë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Itali, nën dyshimin se janë pjesë e një grupi të specializuar në vjedhje të banesave në rajonin verilindor të vendit.

Sponsor 3M Express

Operacioni u zhvillua në zonën e Bressanones, në provincën e Bolzanos, pas një ndjekjeje në autostradën A22, ku automjeti me të cilin udhëtonin të dyshuarit arriti shpejtësinë deri në 200 kilometra në orë.

Sipas autoriteteve italiane, grupi përbëhej nga tre persona, të cilët udhëtonin me një veturë Audi RS5 me 500 kuaj fuqi, e raportuar e vjedhur në Toskanë dhe me targa të klonuara.

Pasi arritën në zonën e Bressanones, tre personat dyshohet se kryen tri vjedhje në banesa të ndryshme, prej nga morën para të gatshme dhe stoli ari, shkruan Gazzetta Dellevall.

Pas ndërhyrjes së karabinierëve, të dyshuarit tentuan të largoheshin me forcë, por dy prej tyre u arrestuan, ndërsa personi i tretë arriti të ikte në një zonë me vegjetacion, transmeton Telegrafi.

Për kërkimin e tij u angazhuan njësitë policore me qen dhe një helikopter i karabinierëve.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti një pistoletë gjysmëautomatike Beretta me municion, një shkop bejsbolli, dy radio-lidhëse, sharrë motorike, disa mjete për thyerjen e dyerve dhe kasafortave, si dhe para të gatshme e stoli ari që dyshohet se ishin vjedhur në banesat e viktimave.

Arma rezultoi e vjedhur disa javë më parë në Piacenza.

Dy shqiptarët u dërguan në burgun e Bolzanos, ndërsa Gjykata e Bolzanos më 18 nëntor vërtetoi arrestimin e tyre. Autoritetet vijojnë kërkimet për personin e tretë të përfshirë në rast./Telegrafi/

Lexo edhe

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të masave të sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të masave të sigurisë

Partitë Popullore Evropiane propozojnë pezullimin e partisë së Vuçiqit

Partitë Popullore Evropiane propozojnë pezullimin e partisë së Vuçiqit

“Rifillim i bisedimeve dhe tema e Kosovës” – Koopman flet për zhvillimet politike në Serbi pas fitores së opozitës

“Rifillim i bisedimeve dhe tema e Kosovës” – Koopman flet për zhvillimet politike në Serbi pas fitores së opozitës