Arrestohen dy persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi ndaj një sinagoge në Gjermani

Arrestohen dy persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi ndaj një sinagoge në Gjermani

Arrestohen dy persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi ndaj një sinagoge në Gjermani

Prokuroria Federale e Gjermanisë njoftoi të enjten se ka urdhëruar arrestimin e dy shtetasve irakianë, të dyshuar si anëtarë të një organizate terroriste proiraniane.

Sponsor 3M Express

Të dyshuarit janë identifikuar si Mostafa Al-R. dhe Ameer J. Ata u arrestuan në Heidelberg, në landin Baden-Württemberg, në jugperëndim të vendit, dhe në Këln, disa orë larg në veri.

Operacioni u krye nga zyrtarët e Policisë Federale Kriminale të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se janë duke u zhvilluar kontrolle dhe bastisje në gjithsej 17 lokacione, në tri lande të ndryshme.

Sipas autoriteteve, dy burrat dyshohen fuqishëm për anëtarësim në një organizatë terroriste që vepron brenda vendit.

Prokurorët thanë se Mostafa Al-R. kishte lidhje me një person në SHBA, të njohur si Mohammad Al-Saadi, i cili akuzohet për themelimin e grupit me shkurtesën HAYI (Harakat Ashab al-Yamin al-Islamiyya).

Ky grup dyshohet se është përgjegjës për një sërë sulmesh ndaj institucioneve amerikane, izraelite dhe hebraike në Evropë, që nga marsi i vitit 2026, pas nisjes së luftës së Donald Trumpit kundër Iranit.

Sipas akuzave, Mostafa Al-R. dhe Al-Saadi kishin themeluar një organizatë të veçantë në fund të vitit 2025, me qëllim përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve të tjera në Gjermani dhe vende të tjera evropiane. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sveçla publikon pamje tjera nga aksioni kundër krimit të organizuar

Sveçla publikon pamje tjera nga aksioni kundër krimit të organizuar

Shqipëria U-21 sot mëson rivalët për Evropianin e vitit 2027

Shqipëria U-21 sot mëson rivalët për Evropianin e vitit 2027

Studentët kërkojnë subvencione për ushqim prej 180 denarë në ditë, në të kundërtën do të protestojnë

Studentët kërkojnë subvencione për ushqim prej 180 denarë në ditë, në të kundërtën do të protestojnë