Komodina pranë krevatit shpesh mbushet me sende të përditshme, por disa prej tyre mund të ndikojnë negativisht në gjumin tuaj dhe madje të paraqesin rrezik për zjarr.

Sipas këshillave të zjarrfikësve dhe udhëzimeve të institucioneve shëndetësore britanike, pranë krevatit nuk rekomandohet të mbani:
Foto ilustruese
Telefonin duke u karikuar – mund të pengojë gjumin, ndërsa karikimi gjatë natës dhe mbulimi me jastëk apo batanije rrisin rrezikun e mbinxehjes.
Qirinjtë e ndezur – mund të shkaktojnë zjarr nëse rrëzohen ose lihen pa mbikëqyrje.
Ngrohëset elektrike – nëse vendosen pranë perdeve, shtratit apo tekstileve, paraqesin rrezik zjarri.
Tharësen dhe hekurin për flokë – duhet të hiqen nga priza dhe të ruhen vetëm pasi të jenë ftohur.
Rrobat e palara – sidomos ato të lagura, mund të krijojnë erëra të pakëndshme dhe të favorizojnë mykun.
Peshqirët e lagur – duhet të thahen në një ambient të ajrosur për të shmangur krijimin e mykut.
Laptopin dhe dokumentet e punës – mund t’ju kujtojnë detyrimet dhe ta bëjnë më të vështirë relaksimin para gjumit.
Rrëmuja në komodinë – grumbullimi i librave, kozmetikës, barnave dhe sendeve të tjera krijon çrregullim dhe vështirëson pastrimin.
Ekspertët këshillojnë që komodina të mbahet sa më e thjeshtë, me vetëm gjërat e domosdoshme, si një llambë e vogël, ora me alarm dhe libri që po lexoni. /Telegrafi/





