Sveçla publikon pamje tjera nga aksioni kundër krimit të organizuar

Sveçla publikon pamje tjera nga aksioni kundër krimit të organizuar

Sveçla publikon pamje tjera nga aksioni kundër krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale dhe AKI-së, ku u arrestuan tre persona të dyshuar për krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash.

Sponsor 3M Express

Sveçla ka bërë të ditur se në këtë operacion është sekuestruar pasuri në vlerë mbi një milion euro.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale po vazhdon pa kompromis”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka theksuar se institucionet e sigurisë mbeten të përkushtuara në identifikimin dhe goditjen e grupeve kriminale, pavarësisht mënyrës së veprimtarisë së tyre.

“Çdo aktivitet kriminal që synon përfitimin e paligjshëm dhe cenon sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve do të përballet me zbatimin e ligjit”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, aksioni është zhvilluar në katër lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku janë arrestuar tre persona.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar 19 vetura, një motoçikletë, telefona, kompjuterë, USB, para të gatshme dhe dokumente të ndryshme.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, të arrestuarit përmes komunikimeve elektronike dhe telefonike kanë mashtruar kryesisht shtetas të huaj, duke i nxitur të investojnë në platforma të rreme investimi.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë, të gjithë çlirimtarët të kthehen sa më parë në atdhe

Limaj nga Negroci: Beteja në Hagë nuk është vetëm e ish-krerëve të UÇK-së, por e të gjithë neve

Limaj nga Negroci: Beteja në Hagë nuk është vetëm e ish-krerëve të UÇK-së, por e të gjithë neve