Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në përurimin e hapësirave të renovuara të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku janë investuar 211 mijë euro.

Teksa eskorta priste kryeministrin një qytetar u shpreh i revoltuar me situatën tek QKUK.
“Çka kanë thënë dikur për xhipat e zi, e tash na e kanë bllokuar rrugën me ta! Arlinda u vra me sëpatë e këta në xhip“, deklaroi qytetari.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




