Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

Arlinda Morina ka folur gjatë Prime-it të së hënës në Big Brother VIP Kosova për zhvillimet e fundit që lidhen me karrierën e saj profesionale, pas polemikave që shpërthyen rreth një projekti filmik ku ishte përfshirë edhe Alba Pollozhani.

Sponsor 3M Express

Para disa ditësh, Arlinda kishte treguar se planifikonte të realizonte një film së bashku me disa emra të njohur të Big Brotherit, përfshirë Albën.

Kjo e fundit, e cila ndodhet jashtë shtëpisë, ka reaguar për këtë çështje përmes rrjeteve sociale, duke lënë të kuptohet se ka fakte për të mbështetur deklaratat e saj publike.

– YouTube www.youtube.com

Ndërkohë, gjatë spektaklit të së hënës, moderatorja Jonida Vokshi e pyeti Arlindën se çfarë e prek më së shumti në profesionin e saj, veçanërisht pas ngjarjeve të fundit.

Në përgjigjen e saj, Arlinda u shpreh se askush nuk mund t’ia dëmtojë karrierën brenda tre sekondash, pasi ajo ka mbi 15 vjet përvojë profesionale.

Ajo theksoi gjithashtu se askush nuk mund t’ia marrë inteligjencën.

Banorja bëri të ditur se për padrejtësitë që pretendon se i janë bërë në aspektin profesional, ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore.

– YouTube www.youtube.com

Regjisorja përmendi se Alba është planifikuar të jetë vetëm tre sekonda në klip, ndonëse ka persona të tjerë që e kanë mashtruar. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Fajtori nuk guxon …”, Alba reagon pas akuzave ndaj Arlindës

“Fajtori nuk guxon …”, Alba reagon pas akuzave ndaj Arlindës

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të shtatën ditë në Prishtinë

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të shtatën ditë në Prishtinë

Fitimet e Apple tejkalojnë pritshmëritë – mediat zbulojnë detaje

Fitimet e Apple tejkalojnë pritshmëritë – mediat zbulojnë detaje

Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë | Momenti