Ardian Ismajli operohet me sukses, mbrojtësi shqiptar pritet të mungojë një muaj

Ardian Ismajli operohet me sukses, mbrojtësi shqiptar pritet të mungojë një muaj

Ardian Ismajli operohet me sukses, mbrojtësi shqiptar pritet të mungojë një muaj

Ardian Ismajli e ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në dorën e djathtë, ka njoftuar klubi i tij, Torino.

Sponsor 3M Express

Reprezentuesi i Shqipërisë iu nënshtrua operacionit në Torino, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Napolit.

Ismajli u dëmtua në përballjen e zhvilluar të shtunën, ku Torino u mposht me rezultat minimal 1-0 nga skuadra napolitane, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Megjithatë, problemi në dorë nuk është dëmtimi i vetëm i mbrojtësit shqiptar. Ai po përballet edhe me një lëndim në muskujt e kofshës së majtë, që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth një muaj.

Mungesa e Ismajlit është një goditje për Torinon, pasi 30-vjeçari ka qenë një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës në këtë edicion.

Deri më tani, ai ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Lexo edhe

Von der Leyen paralajmëron hapa të rinj për Ballkanin: Qasje në tregun e BE-së edhe pa anëtarësim

Von der Leyen paralajmëron hapa të rinj për Ballkanin: Qasje në tregun e BE-së edhe pa anëtarësim

SHBA përgatit tarifa të reja ndaj 14 vendeve

SHBA përgatit tarifa të reja ndaj 14 vendeve

Ejupi: Në pesë vitet e fundit prodhimi i energjisë nga KEK-u ka shkuar duke rënë (VIDEO)

Ejupi: Në pesë vitet e fundit prodhimi i energjisë nga KEK-u ka shkuar duke rënë (VIDEO)

Ardian Ismajli operohet me sukses, mbrojtësi shqiptar pritet të mungojë një muaj | Momenti