Puigdemont rikthehet në Spanjë, paralajmëron pavarësinë e Katalonisë

Puigdemont rikthehet në Spanjë, paralajmëron pavarësinë e Katalonisë

Puigdemont rikthehet në Spanjë, paralajmëron pavarësinë e Katalonisë

Ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka njoftuar se do të kthehet në Spanjë më 12 dhjetor, pas nëntë vjetësh në ekzil, duke paralajmëruar një përpjekje të re për realizimin e pavarësisë së këtij rajoni.

Sponsor 3M Express

Puigdemont e bëri njoftimin gjatë një konference për media në Bruksel, ku tha se do të udhëtojë me aeroplan drejt Barcelonës dhe se, pas mbërritjes, do të shkojë drejtpërdrejt në Parlamentin e Katalonisë.

“Do të kthehem në Katalonjë pa kërkuar leje dhe pa kërkuar falje, pa hequr dorë nga asgjë”, deklaroi ai.

Ish-lideri katalanas njoftoi gjithashtu se më 17 dhjetor do të mbajë një fjalim publik, gjatë të cilit do të prezantojë strategjinë e re të lëvizjes për pavarësinë e rajonit.

Puigdemont u largua nga Spanja në tetor të vitit 2017, pas referendumit për pavarësinë e Katalonjës, të cilin autoritetet spanjolle e shpallën të paligjshëm. Pas shpalljes së pavarësisë nga parlamenti rajonal, qeveria në Madrid mori masa për të vënë nën kontroll institucionet katalanase.

– YouTube youtu.be

Që atëherë, Puigdemont jetoi kryesisht në Belgjikë, ndërsa në Spanjë përballej me procedura gjyqësore për rolin e tij në përpjekjen për shkëputjen e Katalonisë.

Mundësia e rikthimit të tij lidhet me ligjin për amnisti, të miratuar nga parlamenti spanjoll në vitin 2024, i cili synonte t’u jepte fund procedurave gjyqësore ndaj personave të përfshirë në lëvizjen separatiste. Megjithatë, çështjet ligjore ndaj Puigdemontit kanë vazhduar të shoqërohen me debate dhe vendime gjyqësore.

Referendumi i vitit 2017 shkaktoi një nga krizat më të mëdha politike në historinë moderne të Spanjës dhe thelloi përplasjet ndërmjet Madridit dhe lëvizjes për pavarësinë e Katalonisë.

Ndërkohë, pavarësisht se mbështetja për shkëputjen e rajonit ka rënë krahasuar me vitet e krizës, Puigdemont synon ta rikthejë këtë çështje në qendër të debatit politik.

Kthimi i tij pritet të jetë një moment i rëndësishëm për politikën katalanase dhe marrëdhëniet me qeverinë qendrore në Madrid. /Telegrafi/

Lexo edhe

Filipçe: Le të hetohet sërish rasti i spitalit modular në Tetovë, e di si kam punuar unë

Filipçe: Le të hetohet sërish rasti i spitalit modular në Tetovë, e di si kam punuar unë

“Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, grimeri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën

“Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, grimeri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën

Haliti flet për vrasjet e pasluftës, përmend Besian Mustafën: Pak a shumë e di kush ia ka vrarë babanë

Haliti flet për vrasjet e pasluftës, përmend Besian Mustafën: Pak a shumë e di kush ia ka vrarë babanë