Arba Hasanaj e pesta në Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”

Arba Hasanaj e pesta në Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”

Arba Hasanaj e pesta në Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”

Xhudistja kosovare Arba Hasanaj ka përfunduar në vendin e pestë në kategorinë deri në 78 kilogramë, në Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”.

Sponsor 3M Express

Hasanaj regjistroi tri fitore gjatë garës, duke arritur deri në luftën për medaljen e bronztë, ku u përball me xhudisten austriake Selina Woegere.

Megjithatë, sportistja kosovare nuk arriti ta fitojë këtë përballje, duke mbetur kështu jashtë podiumit olimpik dhe duke e përfunduar garën në pozitën e pestë.

Pavarësisht mungesës së medaljes, Arba Hasanaj pati një paraqitje të mirë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare për sportistët e rinj, duke dëshmuar potencialin e saj në arenën olimpike.

Garuesja jonë shënoI tri fitore kundër garueseve nga Porto Riko Figueroa, australianës Mc Henry dhe garueses nga Nikaragua, Espinosa.

Federata e Xhudos së Kosovës e ka përgëzuar Hasanajn për paraqitjen dhe tri fitoret e arritura në Dakar 2026. /Telegrafi/

Lexo edhe

Liverpooli dhe Milani i bashkohen Manchester Unitedit në garën për yllin e Barcelonës

Liverpooli dhe Milani i bashkohen Manchester Unitedit në garën për yllin e Barcelonës

Pas 27 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Dr. Adem Ademit

Pas 27 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Dr. Adem Ademit

Biblioteka e Obiliqit pasurohet me 200 libra të rinj nga Instituti Albanologjik

Biblioteka e Obiliqit pasurohet me 200 libra të rinj nga Instituti Albanologjik