Anulohet ekspozita e John Gallianos, zbulohet tema që do të dominojë Met Gala 2027

Anulohet ekspozita e John Gallianos, zbulohet tema që do të dominojë Met Gala 2027

Anulohet ekspozita e John Gallianos, zbulohet tema që do të dominojë Met Gala 2027

Muzeu Metropolitan i Artit në New York ka zbuluar temën e re të ekspozitës së Costume Institute për pranverën e vitit 2027, pasi retrospektiva e planifikuar e stilistit John Galliano u anulua pas polemikave të shkaktuara nga deklaratat e tij të mëparshme antisemite dhe raciste.

Sponsor 3M Express

Ekspozita e re, e titulluar “extraORDINARY: Fashion and the Poetics of the Everyday” (Moda dhe poetika e përditshmërisë), do të hapet në kuadër të Met Gala 2027, eventit tradicional që mbahet të hënën e parë të muajit maj.

Sipas muzeut, ekspozita do të sjellë një qasje ndryshe ndaj modës, duke shqyrtuar mënyrën se si stilistët transformojnë veshjet e zakonshme, objektet e përditshme dhe materialet e njohura në krijime artistike përmes mjeshtërisë, konstruksionit, eksperimentimit me materiale dhe ideve kreative.

Foto: AP

Përgatitja e ekspozitës i është besuar Andrew Bolton, kuratorit kryesor të Costume Institute, i cili është dashur të zhvillojë një koncept të ri në një kohë relativisht të shkurtër, pas vendimit për anulimin e retrospektivës së Gallianos.

Ky vendim erdhi pas presionit nga donatorët, zyrtarët e qytetit dhe komuniteti hebre, për shkak të deklaratave të mëparshme antisemite dhe raciste të stilistit.

Bolton ka pranuar se anulimi i ekspozitës fillestare e kishte gjetur pa një alternativë të gatshme.

“Nuk kisha një plan B, të jem i sinqertë”, është shprehur ai.

Sipas tij, ideja për temën e re lindi nga puna e mëhershme për ekspozitën “Costume Art” dhe reflektimet mbi mënyrën se si njerëzit e përjetojnë veshjen në jetën e përditshme, përmes përdorimit, kujtimeve dhe lëvizjes.

Foto: Getty Images

“Veshjet e përditshme mbartin një sasi të jashtëzakonshme kuptimesh”, ka deklaruar Bolton.

Ndër zërat më të fuqishëm kundër ekspozitës së Gallianos ishte edhe Julie Menin, kryetarja e Këshillit Bashkiak të New Yorkut, e cila është vajza e një të mbijetuari të Holokaustit.

Ajo e kishte cilësuar anulimin si vendimin e duhur, duke thënë se dëmi dhe dhimbja që kishte shkaktuar kjo situatë ishin të papranueshme.

Galliano, i cili më parë ka qenë drejtor kreativ i shtëpisë së modës Christian Dior, u shkarkua nga pozita në vitin 2011, pasi deklaratat e tij raciste dhe antisemite të viteve 2010 dhe 2011 u bënë publike.

Më pas, ai u shpall fajtor në një proces gjyqësor në Francë lidhur me deklaratat antisemite.

Pas anulimit të ekspozitës, stilisti pranoi përgjegjësinë për fjalët e tij dhe shprehu keqardhje për lëndimin që u kishte shkaktuar komuniteteve hebreje dhe aziatike.

Foto: Getty Images

“Vazhdoj të mbaj përgjegjësi të plotë për dhimbjen që kanë shkaktuar fjalët e mia në të kaluarën, veçanërisht për lëndimin që u kam shkaktuar komunitetit hebre dhe atij aziatik, për të cilën më vjen thellësisht keq”, deklaroi ai.

Ndërkohë, tema e ekspozitës së re pritet të përcaktojë edhe kodin e veshjes për Met Gala 2027, emrat e nikoqirëve të mbrëmjes dhe detajet e tjera të eventit që do të mbahet më 3 maj do të bëhen të ditura në një fazë të mëvonshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Gjykata: Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete për të deportuar iranianët edhe pse lufta vazhdonte

Gjykata: Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete për të deportuar iranianët edhe pse lufta vazhdonte

Arsenali dhe Bayern Munichu në garë për Álex Baenan, Atletico kërkon 80 milionë euro për spanjollin

Arsenali dhe Bayern Munichu në garë për Álex Baenan, Atletico kërkon 80 milionë euro për spanjollin

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?