Ambientalisti Morina: Do të kemi probleme shumë të mëdha, institucionet s’po ndërmarrin asnjë masë (VIDEO)

Moti i paqëndrueshëm ka karakterizuar ditët e fundit Kosovën, me vranësira të shumta, reshje të herëpashershme shiu dhe ndryshime të temperaturave.

Sponsor 3M Express

Për datat 18–20 nëntor, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar për ndryshim të kushteve atmosferike, me ulje të presionit atmosferik dhe mundësi për reshje të dobëta lokale.

Për këtë çështje ka folur edhe ambientalisti Ilir Morina, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ai ka paralajmëruar që në mesditën e sotme do të ketë erëra të forta dhe ka bërë paralajmërim edhe për bizneset.

“Ka shumë kompani që prodhojnë, sidomos produkte ushqimore, nga vjelja e produkteve vjeshtore, që të përgatiten të mos kenë ndonjë problem që ju shkaktohen dëme në frutet që i kanë korrur, sepse bujku është aktiv, ose edhe forma tjera të kompanive të cilat mund t’i strehojnë prodhimet e tyre përkohësisht deri sa të kalojnë këto situata”, tha Morina.

Ambientalisti tha është se e vështirë të diskutohet për gjendjen e keqe mjedisore e klimaterike, një gjendje që sipas tij nuk po ndërmerret pothuajse asgjë, pa i përmendur institucionet.

“Me sa kam përcjellë, institucionet e Kosovës, ende nga viti i kaluar, nga të gjitha ato vërshime që i dhamë konkluzionet pse kanë ndodhur dhe si mund të evitohet ose zbuten, sepse problemi është te zbutja dhe përshtatja ndaj dëmeve, nuk flitet më se a kanë ndodhur ndryshimet dhe a do të ketë probleme. Do të kemi probleme të tilla që do të jenë shumë më të mëdha se në të kaluarën”, deklaroi Morina.

Ai përmendi edhe ciklonin që thotë se ka ndodhur për herë të parë në Vlorë. Sipas tij, nga institucionet duhet të merren masa, dhe shton se deri tani nuk ka parë të jetë marrë ndonjë masë.

Ndiqeni bisedën me të:

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Ambientalisti Morina: Do të kemi probleme shumë të mëdha, institucionet s’po ndërmarrin asnjë masë (VIDEO) | Momenti