Një shënim në menynë e një restoranti në Cyrih të Zvicrës ka nxitur debat të madh në internet, pasi trajton me ironi kërkesat e klientëve që kanë alergji dhe intoleranca ushqimore.

Shprehja “Alergji këtu, intolerancë atje – të drejtosh një restorant është ferr” ka ngjallur reagime të shumta, duke ndarë opinionet e qytetarëve, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.
Disa e kuptojnë vështirësinë me të cilën përballen pronarët e restoranteve, të cilët duhet të kujdesen për kërkesa të ndryshme ushqimore dhe të garantojnë sigurinë e klientëve.
Të tjerë konsiderojnë se alergjitë dhe intolerancat nuk duhet të trajtohen me ironi, pasi për personat e prekur ato mund të përbëjnë rrezik serioz për shëndetin.
Debati ka rikthyer në vëmendje sfidat me të cilat përballen bizneset e gastronomisë, por edhe pritshmëritë e klientëve për shërbim dhe mirëkuptim./Telegrafi/





