Alba Pollozhani i reagon sërish Arlinda Morinës: Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri

Përplasjet mes Alba Pollozhanit dhe Arlinda Morinës po vazhdojnë edhe pas diskutimit të historisë mes tyre në Big Brother VIP Kosova.

Sponsor 3M Express

Së fundmi, Alba ka reaguar sërish përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një mesazh që duket se i drejtohet pikërisht Arlindës.

“Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri. I drejti ndërmerr hapat. Shihemi nesër”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky reagim vjen pas situatës së krijuar rreth një projekti të përbashkët filmik, për të cilin Arlinda kishte folur edhe brenda shtëpisë së BBVK-së, duke përmendur përfshirjen e disa banorëve, mes tyre edhe Alba Pollozhanit.

Gjatë Prime-it të së hënës, moderatorja Jonida Vokshi e pyeti Arlindën se çfarë mund ta dëmtonte profesionalisht.

Ajo u përgjigj se, pas më shumë se 15 vitesh karrierë, askush nuk mund t’ia cenojë përvojën apo inteligjencën brenda pak sekondash.

Po ashtu, bëri të ditur se po ndjek rrugën ligjore lidhur me atë që i konsideron padrejtësi profesionale.

– YouTube www.youtube.com

Ndërkohë, Alba ka vazhduar reagimet jashtë shtëpisë, duke lënë të kuptohet se çështja mes tyre nuk është mbyllur ende. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore

Alba Pollozhani i reagon sërish Arlinda Morinës: Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri | Momenti