​Alarmon Gjini: Importi i energjisë elektrike deri më tani ka arritur rreth 27 milionë euro

​Alarmon Gjini: Importi i energjisë elektrike deri më tani ka arritur rreth 27 milionë euro

​Alarmon Gjini: Importi i energjisë elektrike deri më tani ka arritur rreth 27 milionë euro

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka thënë se Kosova po shpenzon deri në dy milionë euro në ditë për import të energjisë elektrike, duke kritikuar Qeverinë për gjendjen në sektorin energjetik.

Sponsor 3M Express

Në një konferencë për media Gjini ka deklaruar se importi i energjisë elektrike deri më tani ka arritur rreth 27 milionë euro, ndërsa ka thënë se prodhimi vendor është rreth 372 megavat, përballë kërkesës prej mbi 800 megavatësh.

“Duhet me ju thënë që Kosova, thashë, është në kolaps. Edhe një herë, pas shumë viteve, me një import brutal të energjisë elektrike, me çmime brutale, çmime të cilat në fund të fundit të gjitha paguhen prej xhepave të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Gjini.

Ai ka akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim të sektorit energjetik dhe ka paralajmëruar se AAK-ja do të kërkojë interpelancë në Kuvend për këtë çështje, duke kërkuar që edhe Prokuroria dhe institucionet e tjera të merren me të, raporton tch.

“Lajmi që e kam për ju është që Aleanca do ta thërret edhe njëherë po e përsëris menjëherë një interpelancë për gjendjen energjetike duke e ftuar edhe prokurorinë duke i ftuar edhe institucionet të tjera me u marrë seriozisht me këtë temë”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe

Izraeli nis operacionin në Hebron, rreth 1.200 palestinezë dëbohen nga shtëpitë e tyre

Izraeli nis operacionin në Hebron, rreth 1.200 palestinezë dëbohen nga shtëpitë e tyre

Rudolph: BE-ja nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë, një takim i nivelit të lartë do të ishte hap konkret në dialog

Rudolph: BE-ja nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë, një takim i nivelit të lartë do të ishte hap konkret në dialog

Protestat përfshijnë gjithë Francën, 135 persona përfundojnë në pranga

Protestat përfshijnë gjithë Francën, 135 persona përfundojnë në pranga