Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka ngritur alarmin se projekti i organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” ndodhet para dështimit dhe se Kosova rrezikon realisht t’i merret e drejta e organizimit të këtij eventi madhor sportiv.Përmes një letre publike drejtuar Kryeministrit dhe Kryesuesit të Komitetit Organizativ, e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Besim Aliti, KOK-u ka bërë të ditur se anulimi i takimit të planifikuar në Athinë me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka rënduar skajshmërisht situatën.
Burimi: Dukagjini






