Al Ittihad rikthehet për Edon Zhegrovën, gati të ofrojë 15 milionë euro për yllin kosovar

Al Ittihad rikthehet për Edon Zhegrovën, gati të ofrojë 15 milionë euro për yllin kosovar

Al Ittihad rikthehet për Edon Zhegrovën, gati të ofrojë 15 milionë euro për yllin kosovar

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e paqartë, ndërsa interesimi për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës po rritet në prag të afatit kalimtar të janarit.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve nga Italia, skuadra saudite Al Ittihad ka rikthyer interesimin për 27-vjeçarin dhe është e gatshme të ofrojë rreth 15 milionë euro për ta transferuar atë nga Juventusi.

Klubi saudit kishte tentuar ta siguronte shërbimin e Zhegrovës edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por pa arritur marrëveshje.

Kësaj radhe, Juventusi thuhet se është më i hapur për shitjen e futbollistit kosovar, i cili mund ta shqyrtojë mundësinë e largimit për shkak të minutave të kufizuara në skuadrën italiane.

Përveç Al Ittihadit, interesim për Zhegrovën kanë shfaqur edhe disa klube nga Turqia dhe Franca.

Gjatë këtij sezoni, Zhegrova ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në nëntë paraqitje në Serie A. Kontrata e tij me Juventusin është e vlefshme deri në vitin 2030.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Julian Alvarez zbulon porosinë e babait që e ndjek edhe sot: Pa tatuazhe, cigare e alkool

Julian Alvarez zbulon porosinë e babait që e ndjek edhe sot: Pa tatuazhe, cigare e alkool

Real Madridi cakton çmimin për Vinicius Juniorin

Real Madridi cakton çmimin për Vinicius Juniorin

​OVL UÇK paralajmëron protesta nëse Ligji për Specialen vazhdon të zvarritet

​OVL UÇK paralajmëron protesta nëse Ligji për Specialen vazhdon të zvarritet